(VIDEO) Pesë vjet rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski”, qytetarët akuzojnë për vjedhje
“Rikonstruimi i bulevardit “Boris Trajkovski”, i njohur edhe si “bulevardi i vdekjes” filloi në vitin 2021, kur në krye të Qytetit të Shkupit ishte Petre Shilegov. Asokohe, Shilegov tha se rikonstruimi i plotë do të zgjaste dy vjet, por jemi në vitin 2026-të dhe rikonstruimi, ose përfundimi i këtij projekti, nuk duket askund”.
MARKETING

Kur filloi rikonstruimi, nga Qyteti i Shkupit njoftonin se bulevardi do të ketë katër korsi, rrugë për këmbësorë nga të dy anët dhe korsi për çiklistë nga njëra anë.
Një qytetar, për Televizionin Shenja, tha se kjo rrugë nuk bëhet për shkak se politikanët në vendin tonë garojnë me njëri-tjetrin se kush do vjedh më shumë.
QYTETAR
“Nuk bëhet, se nuk ka se kush të vjedh. Vjen njëri, do ta bëjmë, vjen tjetri thotë do ta bëjmë dhe në fund askush nuk bën asgjë. Kurse kjo është rruga më e frekuentuar që ekziston në vend. Shikoni vetëm sa puseta ka, në këtë aks rrugor lëvizin të gjitha mjetet motorike”.
Për këtë rrugë javë më parë janë prononcuar nga Qyteti i Shkupit, kryetari Orce Gjeorgjievski ka deklaruar se prokurimi publik është hapur dhe punimet priten të fillojnë brenda 40 ditësh.
Sipas njoftimeve nga udhëheqësia e re e kryeqytetit, rruga është e gjatë 850 metra. Paralajmërimet janë se projekti do të përfundojë brenda këtij viti.
Mevludin Imeri /SHENJA/