Abdixhiku: Sistemi i matjes keqllogarit energjinë dhe qytetarët po paguajnë më shtrenjtë, duhet hetim i menjëhershëm
Abdixhiku e konsideron këtë dështim sistemik dhe kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndalimin e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e situatës.
Postimi i plotë:
Kur shteti dështon, padrejtësia hyn në çdo shtëpi.
Ajo që u prezantua dje në konferencë nga Departamenti ynë për Energji, përmes anëtarit tonë Visar Azemi, është alarmante. Qytetarët po paguajnë më shtrenjtë jo sepse konsumojnë më shumë, por sepse sistemi i matjes po keqllogaritë.
Nga verifikimi i 884 njehsorëve që aktivistët tanë kanë bërë, 87% rezultojnë të llogarisin kohën gabimisht, duke faturuar energjinë me tarifë të shtrenjtë edhe gjatë orëve të natës. Kjo nuk është më rastësi. Është dështim sistemik.
LDK kërkon hetim të menjëhershëm, përgjegjësi institucionale, kompensim për qytetarët dhe ndaljen e çdo rritjeje të tarifave deri në zbardhjen e plotë të gjendjes reale