Reshje lokale shiu, borë në pjesët malore dhe rënie të temperaturave
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje lokale shiu me intensitet më të lehtë dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta reshjet do të jenë të shiut dhe borës, ndërsa në pjesët malore të borës.
MARKETING

Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në inverval prej -1 deri 5 gradë celsius, kurse maksimalja nga 8 deri 16 gradë celsius.
Në Shkup moti do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë deri 12 gradë celsius.