Rukiqi: LDK s’ka kundërshti për Vjosa Osmanin – Nuk kemi arsye ta refuzojmë nëse vjen si emër i marrëveshjes politike
I ftuari i radhës në emisionin Blic Intervieë me Astrit Gashin, ishte Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, raporton GazetaBlic.Ai ka deklaruar se në takimet e fundit politike nuk janë diskutuar emra konkretë për postin e presidentit, por vetëm procesi se si duhet të arrihet deri te një kandidat i përbashkët.
Sipas tij, LDK ka shkuar në këto takime me një qasje të qartë, që të ofrojë një zgjidhje përmes konsensusit ose përmes një marrëveshjeje politike mes palëve.Rukiqi gjithashtu nuk përjashtoi mundësinë e mbështetjes për Vjosa Osmani, nëse kandidatura e saj do të ishte rezultat i një marrëveshjeje politike.
“Po normalisht në takimet e fundit kanë kërku që pasi që nuk kemi dicka, realisht ka qenë një lloj kërkese se a mund të ketë përkrahje, normalisht që nuk do të ketë përkrahje për kandidatët të cilët vijnë të imponum.LDK ka ofru zgjidhje në tavolinë, pra të votohet një kandidat që vjen si konsensus apo të votohet një kandidat që është pjese e marrëveshjes politike. Nuk ka pas diskutime për qeverisje, ka pas diksutime për emrin e presidentit.Emrat nuk janë diskutu, nuk ka pas në tavolinë emra. LDK ka shku me diskutu procesin, por megjithatë LDK edhe në deklarime publike ka thënë që ne nuk e predikojmë asnjë emër dhe në të njejtën kohë kemi votë nëse kandidati vjen si një produkt i një marrëveshje dhe normalisht kemi thënë që edhe nëse është Vjosa Osmani nuk kemi arsye ta refuzojmë si emër nëse kjo vjen si produkt i marrëveshjes që do të ishte marrëveshje politike”, u shpreh ai.
Ai shtoi se ka pritur që, pas mandatit aktual, të kishte një propozim për mandat të dytë për presidenten Osmani, por theksoi se në diskursin publik po shfaqen mospajtime mes saj dhe përfaqësuesve të qeverisë, përfshirë edhe kryeministrin.“Normalisht ne kemi prit që pas një pune që është konsideru gjerësisht me gjithë vrjetjet tona që i kemi pas në proceset e caktume kemi prit që të ketë edhe një mandat ose të ketë propozim edhe për një mandat të dytë të presidentës Osmani. Gjërat po duken, po e shihni edhe në diskursin publik një lloj mospajtimesh mes presidentës dhe krejt kësaj cka është në qeverisje sot përfshirë edhe kryeminstrin”, vlerësoi Rukiqi.
Në fund, ai theksoi se LDK mbetet e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit dhe se vendimet përfundimtare do të merren brenda partisë dhe do të reflektohen në votë.“Vota e LDK është e qartë, merren vendimet në parti dhe pastaj shprehen edhe me votë aty ku kërkohet votë. Ne nuk kemi diskutu për emra. Ka bisedu, ka pas vullnet që vendit ti jepet president. Ne nuk kemi kundërshti, aq më pak për zonjën Osmani. Shumëfish më i madh ka qenë numri i deputetëve të LVV që kanë qenë kundër zonjës Osmani. Ka indikacione, ata po e shprehin edhe vet”, përfundoi ai për GazetaBlic.