Polici i rremë mashtron qytetarin në Shkup për 40,000 euro
Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, më 24 mars, rreth orës 15:30, në Stacionin Policor të Shkupit, një 45-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar se është mashtruar.
MARKETING

Sipas denoncimit, personi i dyshuar i është paraqitur denoncuesit duke u prezantuar si punonjës policie dhe i ka ofruar kthimin e 40,000 eurove, të cilat 45-vjeçari i kishte investuar më parë në një firmë të huaj ku kishte punuar. Investimi kishte ndaluar së funksionuari pas largimit të tij nga firma.
Pasi shërbimi i premtuar nuk është kryer, denoncuesi ka dyshuar dhe ka raportuar rastin në polici.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të dyshuar.