(VIDEO) Durmishi: Ulja e tvsh-së për naftën ishte masa e duhur
Ministri i Ekonomisë, Besar Dyrmishi deklaroi se masa e qeverisë për uljen e TVSH-së për derivatet e naftës ka qenë në kohën e duhur dhe jo e vonuar. I ftuar në emisionin “Debat në Shenja”, Dyrmishi tha se çmimet e karburanteve në RMV mbeten më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit, ndaj dhe thotë se ka edhe 9% rritje të kërkesës për naftë nga vendet e rajonit.
MARKETING

Besar Durmishi, ministrër i Ekonomisë
“Detyrimi i yni që ishte si Qeveri, të ndjekim situatën dhe kur të jetë nevoja të reagojmë. Ishte reagim në kohë. Vendet e rajonit e kanë çmimin e naftës edhe më të lartë se sa vendi jonë. I kam numrat këtu para vetes. Benzina euro 95 shitet përreth 1.4 deri 1.5 euro për litër. Ndërza dizeli përreth 1.5 deri për 1.55 euro për litër, që është më i ulëti se sa çmimet e vendeve të rajonit. Në Serbi benzina varion prej 1.5 deri 1.8, poashtu në Rumani prej 1.8 deri në 2 euro. Për Shqipëri është rreth 2 euro. Dmth kemi çmimin më të ulët të derivateve të naftës, çka kemi edhe 9% rritje të kërkesës për naftë nga vendet e rajonit, për arsye se kemi çmimin më të ulët”.
Sa u përket rritjes së çmimeve të pemëve dhe perimeve ai thotë se lidhet kryesisht me karakterin sezonal të këtyre produkteve. Sipas tij, stabilizimi i çmimeve pritet të ndodhë kur në treg të dominojnë prodhimet e bujqve vendas. Megjithatë Durmishi vlerëson se Qeveria ka arritur të stabilizojë inflacionin brenda një periudhe prej një viti e gjysmë, pavarësisht sfidave globale.
Besar Durmishi, ministrër i Ekonomisë
“Për një vit e gjysëm sa jemi në qeveri kemi arritur të stabilizojmë ekonominë dhe të krijojmë infrastrukturë dhe kushte për zhvillimin e saj në muajt në vazhdim. Në vitin 2020 e deri në vitin 2024 Qeveria kanë qenë me një inflacion deri në 19%. Lufta në Ukrainë ende është duke u zhvilluar. Poashtu kemi luftë që mund të merr përmasa globale dhe krizë më e thellë globale. Dhe kemi arritur që për një vit e gjysmë të stabilizojmë inflacionin që nënkupton qytetarët të jenë dhe të kenë mbrojtje të standardit jetësor”.
Ndërkaq sa i përket pjesës politike, kryesisht asaj se a vazhdojnë që Arben Fetai dhe Fatmir Limani të jenë pjesë e VLEN-it, ai e pohoi këtë duke shtuar se të paktën vazhdojnë të jenë pjesë e këtij koalicioni deri në marrjen e një vendimi tjetër nga vetë ata.
Anida Murati /SHENJA/