Aliu: Mbipesha është sëmundje serioze kronike e lidhur me mbi 200 pasoja
Mbipesha po shndërrohet në një problem serioz shëndetësor në vend, me një prevalencë prej 30–35%. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se obeziteti është një sëmundje kronike e lidhur me mbi 200 pasoja, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin e tipit 2. Ai nënvizoi se përballja me këtë fenomen kërkon një përgjigje multisektoriale dhe rritje të vetëdijes publike.
MARKETING

“Është veçanërisht e rëndësishme funksionimi i qendrave për trajtimin e obezitetit në Klinikën e Endokrinologjisë dhe në SPQ ‘8 Shtatori’. Këtë javë, në spitalin e Ohrit është hapur qendra e parë për menaxhimin e obezitetit në rajonin jugperëndimor. Bëhet fjalë për një sëmundje serioze kronike, e lidhur me mbi 200 komorbiditete, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare, diabetin e tipit 2 dhe gjendje të tjera. Për këtë arsye, është veçanërisht e rëndësishme një përgjigje multisektoriale dhe ngritja e vetëdijes publike për këtë sfidë globale”, theksoi ministri Azir Aliu në fjalimin e tij në simpoziumin profesional, të organizuar nga Shoqata Shkencore për Obezitetin OBEM.