BDI: E thamë para një muaji, edhe zyrtarisht u anulua segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë
Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar pas deklaratës së kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili sot tha se autostrada, Trebenishtë – Strugë – Qafë Thanë, që është pjesë e Korridorit 8, me shumë gjasë nuk do të realizohet dhe për të rregulluar këtë problem po kërkohet zgjidhje.
MARKETING

Sipas tyre, ata këtë çështje e kanë ngritur një muaj më parë, ndërsa aso kohe u tha se bëhet fjalë për shpifje.
“Edhe zyrtarisht u anulua Korridori 8, segmenti Trebenishtë-Qafë Thanë, që lidh Maqedoninë e Veriut me Shqipërinë.
Para një muaji kur e ngritëm këtë çështje thanë se është shpifje. Sot doli në shesh e vërteta.
Edhe një projekt i anuluar, edhe një e drejtë e mohuar nga kjo qeveri.
Një gjë u premtojmë, do të mbani përgjegjësi!”, thuhet në reagimin e BDI-së, raporton SHENJA.