Abdixhiku: Le të shkojmë në Botëror sonte, për popullin tonë, për gjeneratat tona që shtruan rrugën për këtë ditë!
Ai tha se tashmë Kosova është vetëm 90 minita larg historisë.
“Kosova në Botëror. Sa bukur tingëllon! Rrugëtimi ynë futbollistik nuk është i zakonshëm. Në fakt, është i jashtëzakonshëm. Dhe profecia futbollistike e Kosovës ka një sens të shkëlqyeshëm. Kemi ëndërruar me Fadilin, me Vokrrin, përfaqësimin jashtë, dhe sonte, në fushën e tij, synojmë majën e këtij përfaqësimi.Sepse futbolli i Kosovës nuk u rrit në kushte normale. U rrit nën pushtim, nën frikë, në mungesë e përjashtim. U rrit në shtypje. Në fusha ku loja ishte më shumë se lojë; ishte rezistencë. U zhvillua përmes refuzimesh, në një botë që shpesh nuk pranonte as vetë ekzistencën tonë si shtet. U ngrit në këmbë në dyshim, atëherë kur të tjerët thoshin se kjo kombëtare nuk duhej të ekzistonte hiç” shkruan Abdixhiku.
Postimi i plotë: