Selimi: Protesta e 6 prillit ka mbështetje të madhe nga studentë dhe profesorë
Studentët shqiptarë të universiteteve në Maqedoninë e Veriut kanë paralajmëruar një protestë më 6 prill, përmes së cilës do të kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në gjuhën shqipe.
MARKETING

Njëri nga organizatorët e protestës, Jon Selimi, deklaroi sonte në emisionin “Debat në SHENJA” se iniciativa e tyre po gjen mbështetje të konsiderueshme.
Sipas tij, përkrahja vjen jo vetëm nga studentët, por edhe nga profesorët, si dhe nga përfaqësues politikë.
“Deri tash, po. Mund të them lirshëm, që kemi pasë mbështetje goxha të madhe, edhe ka vrull që të vijnë e na bashkangjiten në protestën tonë, si nga ana e studentëve edhe nga ana e profesorëve. Gjithashtu edhe nga përfaqësues politik. Kemi pasur mbështetje”, deklaroi Selimi.