Nga ndezja e zjarrit në Skënderaj shpërthyen dy bombola gazi duke lënë të lënduar një të mitur
Të dielën në Skenderaj, një person kishte ndezur një zjarr nga ku eksploduan dy bombola gazi. Si pasojë e këtij shpërthimi një i mitur ka pësuar lëndime trupore.
I mituri është dërguar për mjekim në QKUK dhe më pas është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/ Skenderaj 05.04.2026-15:00. Raportohet se i dyshuari m/k kishte ndezur një zjarr dhe nga zjarri kanë eksploduar dy bombola gazi. Si pasoj e shpërthimit një i mitur m/k ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK dhe pas tretmanit është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit pas intervistimit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.