(VIDEO) Mickoski: Efektet reale të çmimeve do t’i ndjejmë më vonë
Marrëveshja e arritur për armëpushim mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka ndikuar menjëherë në çmimin global të derivateve të naftës, të cilat kanë shënuar rënie prej 14 për qind në bursë, por një gjë e tillë ende nuk është vërejtur në Maqedoninë e Veriut.
MARKETING

Për këtë, kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se është ende herët për të bërë projeksione të sakta, por theksoi se efektet fillestare tashmë janë të dukshme në tregjet botërore. Sipas tij, çmimi tashmë ka shënuar rënie prej rreth 20 dollarësh për fuçi, krahasuar me një ditë më herët.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Do të shohim se si do të zhvillohen gjërat më tej. Është herët për të bërë vlerësime se çfarë do të ndodhë të hënën, ose më saktësishtë të martën, sepse të hënën është ditë jo punë, por duhet të kalojë edhe dita e enjte, që të mundë të jemi më precizë. Por, e njekim situatën me shumë vëmendje”.
Sa i përket ndikimit në ekonominë vendore, kryeministri u ndal edhe te të dhënat më të fundit për koston e jetesës. Sipas tij, Maqedonia e Veriut është njëra ndër pesë shtetet e para në Evropë me inflacion më të ulët.
HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR
“Sipas statistikave, kostot e jetesës janë rritur për 4.9 për qind në nivel vjetor, ndërsa 0.7 për qind në nivel mujor, që do të thotë se sërish jemi ndër pesë shtetet e para në Evropë me inflacion më të ulët. Normë më të ulët inflacioni kanë vetëm Sllovenia, Sllovakia, Estonia dhe Belgjika, ndërsa të gjitha vendet e tjera në nivel mujor kanë inflacion prej 1.5 deri në 2 për qind ose më shumë”.
Ndërkaq, Mickoski u pajtua se çmimet në markete janë të larta, por theksoi se Qeveria nuk do të lejojë sjellje të papranueshme apo abuzive nga zinxhirët tregtarë. Ai paralajmëroi masa të reja për stabilizimin e situatës ekonomike.
Samir Mustafa /SHENJA/