Vdes një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga lartësia
Një person rreth moshës 50-vjeçare është raportuar i vdekur mëngjesin e sotëm në rrugën “Ali Zeneli” në Mitrovicë, konkretisht prapa marketit “Kiper”.
Viktima sipas burimeve të “Jepi zë” është Ilir Brahimi nga Koshtova, i cili punonte në restorantin “Ibri”.
Sipas raportimeve fillestare, ai dyshohet se ka rënë nga lartësia e një ndërtese.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer hetimet fillestare dhe po merren me zbardhjen e plotë të rastit.