Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 MSH: Në spitalin e Koçanit do të kryhen ekzaminime mamografike për pacientet nga Shtipi dhe rajoni
Maqedoni

MSH: Në spitalin e Koçanit do të kryhen ekzaminime mamografike për pacientet nga Shtipi dhe rajoni

April 18, 2026

AA

Ministria e Shëndetësisë informon opinionin se, për shkak të defektit të aparatit të mamografisë në Spitalin Klinik të Shtipit, është vendosur një organizim i koordinuar me qëllim sigurimin e pandërprerë të ekzaminimeve mamografike për gratë nga rajoni lindor.

Në këtë drejtim, drejtorët e Spitalit Klinik të Shtipit dhe Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit ranë dakord për një zgjidhje të përbashkët që mundëson vazhdimësinë e shërbimit.
Mamografitë do të kryhen në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan, ndërsa incizimet do të lexohen dhe interpretohen nga ekipi profesional në Spitalin Klinik të Shtipit.

“Sipas indikacioneve mjekësore, pacientet tek të cilat nevojitet ekzaminim shtesë me eko të gjirit do të referohen dhe do të kontrollohen në Shtip. Po bëjmë përpjekje për sigurimin e një mamografi të ri për Shtipin, pas vlerësimeve përkatëse gjatë periudhës së kaluar për pamundësinë e riparimit të pajisjes ekzistuese”, thotë dr. Vladko Zahariev, drejtor i SK Shtip.
Për pacientet nga qytetet e tjera të rajonit lindor është paraparë një ditë e veçantë për kontrolle, me qëllim organizim më të mirë dhe qasje më të lehtë.

Drejtori i Spitalit Klinik të Shtipit informon se me këtë organizim mundësohet që rreth 100 paciente në muaj të marrin shërbime mamografike.

Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit thekson se do të vendoset një ndërrim i dytë, me qëllim që t’u dilet në ndihmë grave nga rajoni lindor.

“Kemi hapur një numër të shtuar terminesh, me qëllim që t’u përgjigjemi nevojave dhe të sigurojmë përfshirje sa më të madhe të grave nga i gjithë rajoni lindor me këtë shërbim të rëndësishëm shëndetësor”, thotë dr. Katerina Mirçovska.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në sigurimin e kujdesit shëndetësor në kohë dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët.

“Institucionalisht jemi mobilizuar dhe në koordinim me të dy institucionet shëndetësore kemi mundësuar që ky shërbim, si zgjidhje e përkohshme, të jetë i qasshëm për pacientet nga ky rajon. Kjo është mënyra se si sistemi duhet të funksionojë kur përballet me sfida”, thekson ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Me masa të larta sigurie, momenti kur FIT-i e sjell

November 12, 2026
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut nga Qeveria

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator, shumica dërmuese

November 12, 2026
Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të papunë në

November 12, 2026
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5150
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15459
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ademi: Alta Banka hyri në Maqedoninë e Veriut

Arbër Ademi nga BDI sot në një konferencë për shtyp ka folur në lidhje me Alta Bankën, me çka tha

Maqedoni

Mbi 136 mijë turistë vizituan Maqedoninë në shtator,

Gjithsej 136.305 turistë janë regjistruar në Maqedoni gjatë muajit shtator të vitit 2026, të cilët kanë realizuar 264.370 bujtje, tregojnë

Maqedoni

Mbi 1.000 magjistra dhe 39 doktorë shkencash të

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash figurojnë si të papunë në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave zyrtare të

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.