Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Laboratori i madh i drogës zbulohet në një fshat të Pejës: Krejt çka dihet
Kosovë

Laboratori i madh i drogës zbulohet në një fshat të Pejës: Krejt çka dihet

April 18, 2026

AA

Një laborator i madh për kultivimin e kanabisit u zbulua të shtunën në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

Nacionale ka publikuar pamjet ekskluzive brenda laboratorit, ku shihet sasi e konsiderueshme e drogës.

Deri më tani, nuk dihen shumë detaje rreth rastit.

Megjithatë, prokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Sahire Gashi ka konfirmuar se në laborator përdoreshin pajisje të avancuara për krijimin e kushteve të kultivimit të drogës.

Veç kësaj, ajo ka thënë se në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Njësiti i KEDS-it, pasi dyshohet se energjia elektrike për kultivimin e tyre u shfrytëzua në mënyrë ilegale.

“Kemi marë informata nga puna në terë nga Njësiti i Antidrogës në Pejë, dhe nga burimet e sigurta i kemi konfirmuar fillimisht ato informata dhe pasi kemi siguruar urdhrin e gjykatës kompetente sot Njësiti bashkë me prokurorin e shtetit kemi ardh në kontrollorë në lokacionet e dyshuar e cila ka rezultuar me sukses. Ku kemi gjete lokacionin e saktë, një laborator dhe bimët të cilat kanë qenë në proces e sipër të kultivimit, pajisje jashtëzakonisht të avancuara për krijimin e kushteve për kultivim. Kemi dyshuar se energjia elektrike për kultivimin e tyre është duke u shfrytëzuar në mënyre ilegale e kemi thirrë në vendin e ngjarjes edhe Njësiti i KEDS-it”, ka thënë Gashi për Dukagjinin.

Para gazetarëve, foli edhe avokatja e të dyshuarit, Zana Krasniqi. Ajo nga vendi i ngjarjes bëri të ditur se i dyshuari është treguar bashkëpunues.

Krasniqi shtoi se në këtë fazë, nuk mund të jepen më shumë detaje rreth rastit.

“Jam sipas detyrës zyrtare, klienti im, është prezantu mjaft bashkëpunues, më tutje nuk kemi çka me deklaru në këtë fazë.

Kemi bisedu me të, njëherë nuk kemi çka me deklaru.Nuk muj me thënë, as me u lëshu në atë aspet (kse a e ka pranu veprën), por është tregu bashkëpunues”, tha ajo.

Previous post
Next post
Të fundit
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet Forumi i

November 12, 2026
Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat

November 12, 2026
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15456
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Ohri bëhet qendër e dialogut ndërkombëtar kushtetues, mbahet

Nga sot deri të shtunën, Ohri do të jetë nikoqir i Takimit të 4-t Vjetor të Forumit Ballkanik të Gjykatave

Maqedoni

Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime

Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shasivari, gjatë qëndrimit në Berlin ka zhvilluar një takim me përfaqësues të

Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë

Deputetja Ganimete Musliu ka qenë e ftuar në emisionin “Canapé” me Shpend Lipën, ku ka folur për herë të parë

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.