Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 (VIDEO) Mickoski: Jemi ndër të parët në Evropë për masa të suksesshme kundër rritjes së çmimeve
Maqedoni

(VIDEO) Mickoski: Jemi ndër të parët në Evropë për masa të suksesshme kundër rritjes së çmimeve

April 19, 2026

AA

Përderisa ngushtica e Hormuzit hapet dhe mbyllet në mënyrë të përsëritur, çmimet e derivateve të naftës në tregjet botërore vazhdojnë të luhaten lehtë, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në tregun vendas. Në lidhje me këtë, kryeministri Hristijan Mickoski, ka mbajtur sot konferencë për media, nga ku tha se Qeveria është e fokusuar në zbutjen e krizës së çmimeve të karburanteve, si një faktor që ndikon drejtpërdrejt në standardin e jetesës së qytetarëve. Megjithatë, Mickoski, tha se rritja e çmimeve të energjensave nuk është pasojë e politikave të brendshme, por e krizave ndërkombëtare dhe çrregullimeve në tregjet botërore.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Në periudhën që po kalojmë, pjesën më të madhe të aktiviteteve tona e kemi përqendruar në tejkalimin e krizës së çmimeve të karburanteve. Këto janë input shumë i rëndësishëm që ndikon drejtpërdrejt në çmimet e produkteve bazë për qytetarët. Jemi në një periudhë pasigurie globale dhe goditjet e çmimeve të energjensave nuk janë rezultat i politikave të brendshme, por pasojë e zhvillimeve gjeopolitike, veçanërisht krizave në Lindjen e Mesme dhe çrregullimeve në tregjet botërore”

Mickoski theksoi se vendi renditet ndër të parët në Evropë për nga masat e ndërmarra për përballimin e krizës, duke iu referuar të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYEMINISTËR

“Sipas analizave të fundit të FMN-së në nivel evropian, ne jemi ndër tre shtetet e para në Evropë për nga numri dhe vëllimi i masave që kemi ndërmarrë për përballimin e goditjeve të çmimeve. Ndërkohë që opozita thoshte se kemi vonuar dhe se masat nuk janë të mjaftueshme, të dhënat e publikuara më 15 prill tregojnë të kundërtën – se si shtet jemi të tretët sipas përqindjes së masave në raport me BPV-në.”

Ai njoftoi edhe për ulje të re të çmimeve të derivateve të naftës, si dhe vazhdim të masave aktuale.

I pari i Qeverisë pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë të marrë vendim për ulje shtesë të çmimeve të derivateve të naftës me rreth 1.5 denarë për litër. Po ashtu, njoftoi se mbetet në fuqi masa e  dakorduar me OKTA-n, ku deri në fund të muajit prill do të ketë zbritje prej 2 denarësh për benzinat dhe 3 denarësh për naftën. Me këto masa, Mickoski tha Maqedonia e Veriut ka çmimet më të ulëta të karburanteve në rajon.

Samir Mustafa /SHENJA/

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Pse nuk u martua dhe nuk u bë nënë? Ganimete

November 12, 2026
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet parlamentare: “Besoj

November 11, 2026
Kosovë

Beteja e brendshme në LDK del prej kontrollit, Osmani i

November 11, 2026
Kosovë

Më në fund mblidhet Komisioni Hetimor për rastin e Arlinda

November 11, 2026
Kosovë

Bie çmimi i naftës në Kosovë

November 11, 2026
  • Botë 18
  • Kosovë 5149
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15454
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

Blendi Hodai nuk e përjashton kandidimin në zgjedhjet

Kryetari i Forumit për Ndryshime në Arsim, Blendi Hodai, ka lënë të hapur mundësinë që në të ardhmen të jetë

Maqedoni

GJOBA TË REJA NGA “SAFE CITY“: Kamerat do

Sistemi “Qyteti i Sigurt“ (Safe city) së shpejti do të marrë një funksion të ri me të cilin do të

Maqedoni

Çmimi i rrymës në Maqedoni pritet të rritet

Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë mund të rritet deri në 5 për qind, ndërsa

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.