Mucunski: Procesi i emërimeve diplomatike në fazën përfundimtare
Procesi i plotësimit të rrjetit diplomatik po hyn në fazën përfundimtare, ka deklaruar Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Sipas tij, institucionet janë duke punuar intensivisht për të plotësuar vendet e lira në misionet ambasadoriale dhe konsullore në mbarë botën.
Mucunski bëri të ditur se një pjesë e kandidatëve të propozuar tashmë kanë marrë miratimin në mbledhje qeveritare, ndërsa procedurat diplomatike për pjesën tjetër janë ende në proces.
“Kërkesat për pëlqim janë dërguar për të gjithë kandidatët. Për disa prej tyre tashmë kemi marrë përgjigje pozitive, ndërsa për të tjerët ende po priten përgjigjet, gjë që është një praktikë normale në marrëdhëniet ndërkombëtare,” u shpreh ai.
Ai shtoi se, paralelisht me emërimet e reja, disa ambasadorëve po u përfundojnë mandatet e tyre. Megjithatë, sipas tij, synimi i qeverisë është që rrjeti diplomatik dhe konsullor të plotësohet në mënyrë tërësore në një të ardhme të afërt.