9 mijë euro janë shumë apo pak për tu hetuar? Përgjigjet Zekolli
Zv/ministrja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri, e pyetur për parat që komuna e Çairit ka dhënë ndaj kafiteris e cila është në pronësi të saj pa thirrje publike dhe pa transparencë, tha se lokalin e ka trashëguar nga bashkëshorti dhe në momentin e trashëgimit nuk ka patur ndonjë funksion politik.
“Komuna e Çairit është shërbyer në lokalin 1lounge bar nëpërmjet të klubeve sportive ku aty janë ushqyer. Ne kemi lëshuar për harxhimet që i kanë bërë ata faturë dhe ata i kanë paguar të njëjtat. Unë nuk kam qenë drejtuese e lokalit por pronare e lokalit. Unë urrej të viktimizohem dhe tani nuk po du ta sqarojë në opinion se në atë moment kur unë kam trashëguar jo vetëm atë pronë por ato i ka ecur dikush tjetër dhe kanë kalur vite kur jam kyçur e kam kuptu se kush është së pari avokati im. Po nëse këtë e them në opinion i bie se unë po dua t’i iki fajit dhe të arsyetohem dhe viktimizohem dhe unë këtë nuk e bëj dot”, tha Zekolli.
Ai tha se nëse ka bërë komuna ndonjë shkelje ose ne si lokal, lënda është hapur në Komisionin për Antikorrupsion dhe unë çdo përgjegjësie i qëndroj pas.
Ajo tha se gjyqi asaj po i bëhet nga BDI përmes faqeve të tyre zyrtare dhe portaleve.
“Kush po ma bën, ma bëjnë njerëzit që janë të korruptuar për miliona, gjithandej, në lista të zeza dhe po ma bëjnë gjyqin për 9000 euro. Nuk them se janë pak ose shumë…”, deklaroi Zekolli në emisionin “Debat në Shenja”.