Disa pjesë të Shkupit sot pa energji elektrike
Gjatë ditës së sotme, në periudha të ndryshme, disa zona në komunat Studeniçan, Karposh dhe Qendër do të mbeten pa energji elektrike.
Sipas njoftimit të EVN Maqedoni, nga ora 08:00 deri në 16:00, pa rrymë do të jenë një pjesë e fshatit Moranë, si dhe vendbanimi i vikendeve në këtë zonë, në komunën e Studeniçanit.
Në komunën e Karposhit, ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë nga ora 08:30 deri në 17:30, ku do të përfshihen objektet në rrethin e fabrikës “Karposh” në lagjen Aleksandria, si dhe objekti i “Centrounion”.
Ndërkohë, në komunën Qendër, nga ora 08:00 deri në 11:00 pa energji elektrike do të mbeten disa rrugë, përfshirë “Nikolla Kljusev”, “Maksim Gorki”, një pjesë e “Dame Gruev”, “Orce Nikollov” (numrat tek) dhe “Vasil Glavinov”.