Logos-A ja nxjerr në botim veprën në tetë vëllime “Sallname e Vilajetit të Kosovës”, në gjuhën shqipe dhe maqedonase
Sh.B. “Logos-A” gjatë këtyre ditëve ka nxjerr në botim veprën tetë vëllimshe “Sallname e Vilajetit të Kosovës”, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Kolana e veprave tetë vëllimshe nga osmanishtja janë të përkthyera nga Metin Izeti dhe Dragi Gjorgiev.
Komunikata nga Logos-A në lidhje me botimin e veprave “Sallname e Vilajetit të Kosovës”:
Gjatë ditëve të panairit i cili këto ditë realizohet në Shkup, lexuesit kanë mundësi që të kenë në duar veprën në tetë vëllime “Sallname e Vilajetit të Kosovës”, në gjuhën shqipe dhe maqedonase. Kjo kolanë mbulon tetë regjistrat të cilat ofrojnë një pasqyrë të detajuar dhe të besueshme të ngjarjeve historike, kulturore dhe administrative të periudhave të fundshekullit XIX. Këto botime përfaqësojnë një vlerë të madhe për studiuesit, historianët dhe lexuesit e përgjithshëm, duke ruajtur trashëgiminë tonë historike.
Logos-A
Frymëzimi vazhdon…