
Nora Gjakova në çerekfinale, përballet me serben Marica Perishiç
Nora Gjakova e ka kaluar edhe pengesën e dytë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.
Gjakova e ka nisur ditën mbarë duke fituar dy ndeshje radhazi në kategorinë deri në 57 kilogramë. Në luftën e parë, xhudistja pejane ka mposhtur me ‘ippon’ gjeorgjianen Nino Loladze.
Pas kësaj, Nora ishte e saktë edhe në luftën e dytë duke fituar me ‘pikë të artë’ ndaj Acejla Toprak të Azerbajxhanit.
Me këtë fitore, pejania kalonë në çerekfinale ku do të ndeshet me serben Marica Perishiç. Kujtojmë se nesër dhe pasnesër garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.