UNT: Dita e Karrierës + Nisja e Portalit të ri të Karrierës për punësime
Të enjten, 7 maj 2026
Universiteti i Nënës Terezë (UNT) ju fton në Ditën e Karrierës 2026, një ditë plot mundësi, kontakte dhe zhvillim profesional.
Në kuadër të kësaj dite do të promovohet zyrtarisht edhe Portali i ri i Qendrës së Karrierës UNT – platforma digjitale që lidh drejtpërdrejt studentët me tregun e punës dhe mundësitë për punësime.
Portali i Qendrës së Karrierës UNT është partneri juaj i besueshëm nga student në profesionist. Ai u ofron të gjithëve:
🔹 Punë dhe praktika ekskluzive nga kompanitë më të mira
🔹 Këshillim individual për karrierë, CV dhe LinkedIn
🔹 Workshope profesionale dhe panaire karriere
🔹 Lidhje direkte me punëdhënës
🔹 Mentorim dhe programe zhvillimi të aftësive
Në frymën e Nënës Terezë, ky portal është i hapur për të gjithë studentët – jo vetëm të UNT-së – si dhe për të gjitha kompanitë dhe institucionet që kërkojnë talente.
Data: Të enjten, 7 maj 2026
Vendndodhja: Universiteti i Nënës Terezë (UNT)
Ky është momenti ideal për të ndërtuar kontakte të reja, për të zbuluar mundësi punësimi dhe për t’u regjistruar në platformën e re digjitale të karrierës.
✨ Suksesi juaj është misioni ynë!
📍 Regjistrohuni dhe vizitoni portalin:
👉 https://carrier.great-site.net