Metin Izeti sjell librin e ri “Hija e Pejgamberëve” një udhëtim mistik në kufijtë e imagjinatës
Shtëpia botuese Logos-A ka sjellë para lexuesve librin më të ri të autorit dhe teologut Metin Izeti me titull “Hija e Pejgamberëve: Një bisedë në kufijtë e imagjinatës”.
Vepra e botuar nuk paraqet një rrëfim klasik historik mbi jetët e pejgamberëve dhe të urtëve të mëdhenj, por një dialog të thellë shpirtëror dhe mistik, që zhvillohet në hapësirën e imagjinatës njerëzore.
Sipas botuesit, libri u rekomandohet si teologëve, ashtu edhe lexuesve të gjerë që kërkojnë reflektim dhe qasje më ndryshe ndaj dimensionit shpirtëror dhe filozofik.
Njëkohësisht, “Hija e Pejgamberëve” shënon edhe hapjen e ciklit të botimeve të reja të sivjetme të Logos-A, e cila ka paralajmëruar se librat në vazhdim do të vijnë edhe me dizajn dhe identitet të ri vizual.
“Frymëzimi vazhdon…”, thuhet në njoftimin e shtëpisë botuese Logos-A.