Toshkovski: Pezullohet ligji i ri për Policinë dhe sistematizimin në MPB
Sistematizimi në Ministria e Punëve të Brendshme është pezulluar, pasi ministri Pançe Toshkovski ka vendosur të shtyjë zbatimin e Ligjit të ri për Policinë dhe Ligjit për Punë të Brendshme.
Këtë vendim Toshkovski e konfirmoi gjatë një paraqitjeje në televizionin Alfa TV, duke theksuar se vendimi vjen pas kritikave të ngritura nga LSDM.
“Ligji duhej të hynte në fuqi nga 1 korriku, por që të mos duket se po bëjmë presion mbi Gjykatën Kushtetuese, në këtë periudhë prej dy vitesh do të ketë mjaftueshëm mundësi dhe kohë për debat, nëse përcaktime të caktuara ligjore janë të sakta ose të pasakta. Do ta prolongojmë ligjin për dy vite”, deklaroi Toshkovski.
Ligji për Policinë parashihte një sistematizim të ri në MPB, shkurtimin e disa pozitave dhe vendosjen e një strukture të re subordinimi brenda policisë.