Trafiku në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, nuk ka pritje në kufi
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në kushte normale, njoftoi sot Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM).
Sipas LAMM-it, intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, ndërsa në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Nga LAMM u bëhet thirrje shoferëve që të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet në rrugë, të respektojnë sinjalistikën e komunikacionit dhe të drejtojnë automjetet me kujdes të shtuar.
Kujdes i veçantë rekomandohet në rrugët që kalojnë nëpër lugina, gryka dhe zona malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut, veçanërisht në akset Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.