Gjimnazisti nga Prilepi mashtroi si mësues për katër vite
Policia e Prilepit ka paraqitur kallëzim ndaj një nxënësi të shkollës së mesme në Prilep për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “falsifikim kompjuterik”. I denoncuari, duke u paraqitur rrejshëm si mësues i gjuhës angleze në një shkollë fillore në Vinica, kishte krijuar profil dhe kishte kontaktuar me një të punësuar në Ministrinë e Arsimit. Edhe pse ajo i kishte bërë me dije se bisedat me mësues nuk duhet të zhvillohen në rrjete sociale, megjithatë i kishte krijuar një adresë zyrtare elektronike nga Ministria dhe i kishte dhënë fjalëkalimet për e-ditarin si administrator nga llogaria e saj përdoruese dhe e kishte ngarkuar të koordinojë të gjithë mësuesit. Në këtë mënyrë, i denoncuari kishte pasur qasje në të dhënat e të gjithë profesorëve në nivel shtetëror, i kishte koordinuar dhe i kishte ndihmuar gjatë përdorimit të ditarit elektronik. Kjo kishte vazhduar nga viti 2022 deri në nëntor 2025. Pasi ish-drejtoresha ushtruese e detyrës e kishte informuar se një profesoreshë kishte raportuar se dikush po i fshinte të dhënat nga ditari elektronik në shkollë, i denoncuari i kishte fshirë të gjitha profilet e rreme nga rrjetet sociale. Më pas ishte fshirë edhe profili i tij zyrtar nga email-i i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.