(VIDEO) Fizoterapija largon stresin dhe ankthin
Stresi dhe ankthi janë kthyer në një shqetësim të përditshëm për mijëra njerëz, duke ndikuar ndjeshëm në jetën e tyre. Presioni i vazhdueshëm, rutina intensive dhe mungesa e pushimit po lënë pasoja jo vetëm në gjendjen emocionale, por edhe në funksionimin e trupit. Përballë kësaj situate, fizioterapia po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një alternativë mbështetëse në menaxhimin e stresit dhe ankthit. Fizioterapistja, Rita Sinani Halimi theksoi se fizioterapia në realitet luan shumë rol të rëndësishëm në këtë proces për shkak se ankthi, apo stresi vijnë nga mendja.
RITA SINANI HALIMI, FIZIOTERAPISTE
“Roli i jonë si fizioterapist në këtë aspekt është që ne ta trajtojmë trupin në realitet që të qetësohet së pari për shkak se e dijmë se kur kemi ankth apo kur jemi në gjendjen e aktivizimit të sistemit somatik domethënë jemi në atë gjendjen e mbijetesës apo alarmuese të trupit e cila na sjell neve faktikisht simptome si dhimbje, rritje e ritmit të zemrës apo pulsit, frymëmarrje e cekët e kështu me radhë.”
Halimi tha se fizioterapija në këto gjendje ka rol të rëndësishëm për shkak se e qetsojnë muskulaturën, rritmin e zemrës dhe punojnë me frymëmarrjen. Po ashtu, ajo sqaroi se çdo dhimbje është reale në trup për shkak se stresi akumulohet në trup dhe mandej ky akumulim shpërndahet nëpër muskuj. Halimi theksoi se stresi reflekton me dhimbje reale, ku si pasojë ka shtrëngim në gjoks, dhimbje të krahut, dhe ka gjendje që pacienti mund edhe të ketë vjellje.
RITA SINANI HALIMI, FIZIOTERAPISTE
“Ne punojmë me trajtime manuale gjithësisht për lirimin e fashës apo lirimin e atyre muskujve që janë të tensionuar e kemi dhe qasjen kranjasaknale që shkon nga koka deri tek sakrumi për lirimin e ujrave në cerebro sakral të cilët janë të rëndësishëm tepër edhe për punën e të gjitha organeve, pastaj e kemi edhe qasjen e akupunturës e cila ndihmon ne lirimin e stresit dhe te ankthit, mandej punojmë edhe me frymëmarrjen e cila sic e ceka është kyce për lidhjen e trupit me mendjen.”
Halimi njoftoi se gabimi kryesor që e bëjnë njerëzit është se nuk mundohen aq sa duhet, dhe se mendojnë se me një trajtim apo me dy do të kenë përmirësim ku sipas saj, pacientët kur e shohin se koha aq e shkurtë nuk mund të ju sjell rezultate dorëzohen. Fizioterapistja u bën apel qytetarëve që mos të dorëzohen në këto procese sepse për shkak se çdo gjendje kërkon kohë për tu trajtuar ashtu siç kërkon kohë për të ardhur deri në atë gjendje psikosomatike.
Zebushe Ramadani /SHENJA/