Dy vetëm sot, Vjosa Osmani prezanton një tjetër prurje të re
Ish-presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se pjesë e ekipit të saj për zgjedhjet e 7 qershorit do të jetë Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë.
Osmani këtë e njoftoi me anë të një shkrimi në ‘Facebook’, e cila la të nënkuptohet se Kodra do të kandidojë për deputet në listen e Osmanit, e cila është përbashkuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“Përmes Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve në Kosovë (PRAK), Besimi ka dëshmuar se humanizmi është përkushtim i përditshëm ndaj njerëzve. Këtë mision Besimi do ta vazhdojë në një tjetër betejë: për ta përfaqësuar kauzën e pacientëve në Kuvend”, deklaroi ndër të tjera Osmani.