Pas dyshimeve për korrupsion, shkarkohet kryetari i Gjykatës në Gostivar
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë së Veriut ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të Gjykatës Themelore të Gostivarit në seancën urgjente të mbajtur më 15 maj 2026, raporton SHENJA.
Në vendimin e publikuar pas seancës së 545-të, Këshilli njoftoi se për ushtrues detyre të ri të Gjykatës Themelore Gostivar është emëruar gjyqtari Mirosllav Petroski.
Shkarkimi vjen vetëm një ditë pasi Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit hapi hetim ndaj kryetarit të Gjykatës së Gostivarit dhe një administratori gjyqësor, nën dyshimet për marrje ryshfeti dhe ndikim të kundërligjshëm. Sipas Prokurorisë, të dyshuarit dyshohet se kanë kërkuar dhe pranuar rreth 8 mijë euro për të ndikuar në vendimmarrje gjyqësore në një kontest civil.
Sipas dyshimeve, një pjesë e parave ishte kërkuar për të siguruar përsëritjen e një procedure gjyqësore, ndërsa më pas edhe për të ndikuar në procedurën e shkallës së dytë në Gjykatën e Apelit në Gostivar.