Parashikimi i motit
Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të rrëmbyeshme shiu, të shoqëruara me bubullima dhe erëra të forta. Në disa rajone priten procese më intensive atmosferike, me stuhi lokale, reshje më të bollshme mbi 20 litra për metër katror, erë që mund të arrijë mbi 70 kilometra në orë dhe kushte për paraqitje të breshërit.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet gjatë ditës do të arrijnë nga 17 deri në 23 gradë.
Në Shkup parashikohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Temperatura minimale do të jetë rreth 10 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 21 gradë Celsius.
Edhe në ditët në vijim pritet të vazhdojë moti me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Gjatë orëve të pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje lokale shiu, bubullima dhe erë të fortë.