Bashkëkryetarët e VLEN-it: Së shpejti lajme të mira për provimin e jurisprudencës!
Bashkëkryetarët e partisë VLEN, Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, në rrjetin social facebok kanë shpërndarë një status të njëjtë, duke premtuar lajme të mira për provimin e jurisprudencës.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe!
Së shpejti me lajme të mira…”, kanë shkruar krerët e VLEN-it.
Postimi i tyre vjen një prag të protestës së nesërme të studentëve, të cilat kërkojnë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Adili ka shkruar se protesta organizohet “për gjuhën e gjyshërve tanë” dhe “për gjuhën shqipe”.
“Neser duhet të dëshmojmë që e meritojmë këtë gjuhë dhe që sakrifica e pararendësve tanë ka vlejtur. Nesër nuk protestojmë për provim, por për qëndrimin e atyre që çdoherë tentojnë ta relativizojnë gjuhën tonë dhe ta trajtojnë si teknikalitet”, ka shkruar Ademi.
Kujtojmë se protesta e nesërme fillon në orën 16:30.