Policia shqipton 1026 dënime për dy ditë, ndalohen 34 persona
Gjatë dy ditëve të fundit (16/17.05.2026), si rezultat i kontrolleve të rregullta në komunikacion të realizuara nga nëpunës policorë të të gjitha sektorëve për punë të brendshme në rrugët anembanë vendit, nga gjithsej 1026 urdhërpagesa të lëshuara, 316 kundërvajtje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar shpejtësinë e përshkrur të lëvizjes.
Të privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit janë 34 persona, prej të cilëve nëntë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 24 për vozitje pa patentë shoferi dhe një person për shkak të ndalimit të mëparshëm për drejtimin e automjetit.
Në të njëjtën periudhë janë konfiskuar 23 automjete sipas nenit 300-b të Kodit Penal.
Më tej, sipas pasqyrës statistikore të aktiviteteve policore, gjatë dy ditëve të fundit janë evidentuar 164 kundërvajtje për parkim të parregullt, si dhe 29 sanksione për vozitje nën ndikimin e alkoolit.
Nga ana tjetër, në përputhje me rregulloret e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, janë sanksionuar 107 drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, ndërsa janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë. Gjithashtu, janë sanksionuar 99 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.
Në përputhje me Ligjin për automjetet, 15 automjete janë larguar nga komunikacioni për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa katër për shkak të parregullsive teknike.
Janë sanksionuar edhe dy shoferë për mosplotësimin e kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjeteve (foliet).
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.