Trishtim në Pejë: 43-vjeçari që vdiq në aksidentin në Dollc ishte zyrtar shtetëror
Driton Haliti, 43-vjeçar, vdiq sot në fshatin Dollc të Klinës, vendin ku shkaktoi një vetaksident me veturë.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja e veturës, Haliti vdiq në vendin e ngjarjes sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.
Vdekjen e 43-vjeçarit e konstatoi një ekip mjekësor që iu përgjigj thirrjes për intervenim në aksident, bëri të ditur Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Katër persona të tjerë u lënduan si pasojë e aksidentit, sipas policisë.
Policia tha se katër të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe se të njëjtit janë jashtë rrezikut për jetë.
Driton Haliti ishte i diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë dhe punonte si zyrtar në Gjykatën Themelore në këtë qytet. /Paparaci.com