Gjysmë milioni euro u gjetën në një bunker në një minibus në pikën kufitare Tabanoc
AA
Drejtoria Doganore e Maqedonisë së Veriut ka sekuestruar rreth gjysmë milioni euro në Pikën e Kalimit Kufitar Tabanoc, në një rast që autoritetet e kanë cilësuar si sekuestrim historik.
Sipas drejtorit të Doganave, Boban Nikollovski, paratë janë zbuluar gjatë një kontrolli me skaner, i cili ka identifikuar modifikime të dyshimta në një minibus.
Valuta e huaj, së bashku me automjetin, është konfiskuar, ndërsa si autor i dyshuar i veprës është një shtetas i Shqipërisë. Sipas autoriteteve, minibusi i përkiste një agjencie turistike nga Shqipëria dhe në të udhëtonin shtatë pasagjerë në momentin e kontrollit.
Rasti është trajtuar nga Gjykata Themelore në Kumanovë, e cila ka marrë vendim lidhur me procedurat e mëtejshme.
MPB ka reaguar pas publikimeve në një pjesë të mediave se më 07.10.2026, në zonën e Shkupit, dy persona ishin
Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, gjatë vizitës së tij në Stamboll është takuar me presidentin e Republikës së Turqisë, Rexhep
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka reaguar publikisht lidhur me incidentin në Shkup, ku dy të rinj pretendojnë