35-shi i PDK-së, Aliu: Me planin zhvillimor të PDK-së parashihen investime konkrete për rimëkëmbjen dhe forcimin e arsimit
Kandidati i PDK-së për deputet dhe njëherësh nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu ka takuar mësimdhënësit e qytetit, me të cilët ka diskutuar për gjendjen në arsim.
35-shi i PDK-së, Lulzim Aliu thotë se me planin zhvillimor të PDK-së parashihen investime konkrete për rimëkëmbjen dhe forcimin e arsimit.
Postimi i Lulzim Aliu:
Me mësimdhënës të qytetit tonë diskutuam për gjendjen në arsim, sfidat me të cilat përballen çdo ditë dhe problematikat që ndikojnë drejtpërdrejt te nxënësit tanë.
Arsimi ka nevojë për mbështetje reale, investime serioze dhe politika që e rikthejnë dinjitetin e mësimdhënësit dhe cilësinë në shkolla.
Me planin zhvillimor të PDK-së parashihen investime konkrete për rimëkëmbjen dhe forcimin e arsimit, si shtylla kryesore e zhvillimit të vendit dhe shoqërisë sonë.
#PDK125
#BedriHamza1
#NdryshoKosovën
Lulzim Aliu Nr. 35 