De Laurentins shkarkon Mazarin dhe gjen zëvëndësimin në Sllovaki
Këto janë orë vendimtare për stolin e Napolit. Presidenti De Laurentiis, i pakënaqur pas një tjetër hapi të gabuar kundër Xhenoa-s në kampionat (1-1), ka reflektuar dhe ka vendosur të shkarkojë menjëherë trajnerin aktual Valter Mazarri.
Një shkarkim që ende nuk është zyrtarizuar, por që pritet orët në vijim, dy ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelona, të mërkurën në mbrëmje. Në këtë ndeshje, në stolin e Napoli pritet të jetë Françesco Kalzona, që do të drejtojë Osimhen me shokët e tij
Kalzona është trajneri aktual i Sllovakisë (Federata ka dhënë miratimin e saj) dhe do të mbajë rolin e dyfishtë deri në fund të sezonit. Për të është gati një kontratë 3-mujore, bashkë me Marek Hamshik, si ndihmës.
Kampioni historik napoletan do të jetë pjesë e stafit. Kalzona, 55 vjeç, pritet të mbërrijë në Napoli për të zgjidhur detajet përfundimtare dhe për të nënshkruar kontratën.