(VIDEO) Aksident tragjik në qarkoren e Shkupit, katër persona humbën jetën pasi kamioni kaloi në korsinë e ndaluar
“Këtu është vendi i kobshëm ku mbrëmë afër mesnatës humbën jetën 4 persona, pasi një kamion të cilin e drejtonte një shofer i shtyrë në moshë e goditi bankinën mbrojtëse dhe kaloi në korsinë e kundër të rrugës dhe përplasi veturën BMË në të cilën ishin 4 pasagjerë. Nga goditjet e fuqishme automjetet morën flakë dhe vetura u dogj krejtësisht. Kjo rrugë mbrëmë për orë të tëra ishte bllokuar, ndërsa tani komunikacioni po lëviz me tempo të ngadaltë”.
I vetmi person që ka mbetur gjallë nga ky aksident është shoferi i kamionit 76 vjeçari me iniciale B.B. Pas dokumentimit të rasttit MPB njofton se do të pasojë padia përkatëse. Policia bënë me dije se nga personat që kanë qenë në veturë dhe kanë ndërruar jetë, njëri mbetet ende i paidentifikueshëm.
GOCE ANDREEVSKI, ZËDHËNËS I MPB-SË
“Nga lëndimet e marra, në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë shoferi i veturës R.V. dhe bashkëudhëtarët e tij A.V. dhe P.M. të dy 20 vjeç nga Shkupi dhe një person tjetër, ende i paidentifikuar. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë e ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit kompetent trupat e pajetë janë dërguar në obduksion”.
Në mesin e viktimave ishte baritoni dhe solist i parë i Opera dhe Baleti Kombëtar, Riste Velkov dhe djali i tij 20 vjeçar. Pas këtij lajmi reagoi institucioni ku ai kishte punuar, duke shprehur ngushëllime dhe keqardhje nga humbja e jetës së baristit të tyre.
Ngjarja ka ndodhur të ejten rreth orës 23:00 në qarkoren Radishan-Prishtinë-Mirkovcë, ku kamioni me targa të Kosovës e ka humbur kontrollin dhe ka kaluar përmes rrethojës metalike në kahun e kundërt të autostradës. Vetura dhe kabina e kamionit janë djegur plotësisht. Ndërsa zjarri është shuar nga ekipi nga Brigada e Zjarrfikësve Shkup. Për shkak të ekspertizës nga organet përkatëse kjo rrugë ka qenë e bllokuar nga ora 23:10 deri në 05:00 të mëngjesit.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/