Adelina Ismaili – Shefqet Krasniqit: Mos m’prek në Shkurten, mos gabo zotëri!
AA
Këngëtarja Adelina Ismaili i ka dalë në mbrojtje këngëtares Shkurte Fejza, për të cilën së fundmi foli hoxha Shefqet Krasniqi, i cili tha se ajo s’është fetare dhe s’po bën punë të mira.
“Mos m’prek në Shkurten, si me m’prek në flamur! Mos gabo zotëri!”, shkroi këngëtarja Adelina Ismaili në InstaStory.
Hoxha Shefqet Krasniqi në një intervistë televizive së fundi foli për sakrificat e popullit të Kosovës, duke u ndalur të flasë specifikisht te muzika e Shkurte Fejzës, që shërbeu si frymëzim gjatë periudhave të vështira.
“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdekë si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.
Mbi 170 punëtorë vdiqën në vendin e punës
Ndonëse 1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – është pjesë e kalendarit të festave zyrtare, për Sindikatën e Punëtorëve
Luta akuzon Kurtin se i “dogji” dy figura
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se i dogji dy figura të Gjilanit
Hoxha Fatmir Latifaj pajton dy familje në Mitrovicë
Në një kohë kur shoqëria përballet shpesh me ndasi e përçarje, një ngjarje domethënëse në Shipol të Mitrovicës solli një