Parashikimi i motit
Mot sot në vendin tonë do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, në shumë vende me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar nga veriu (mbi 50 km/h).
Lokalisht, proceset do të jenë më intensive në formë stuhie me reshje më të dendura shiu, bubullima, erë të fortë (mbi 60 km/h) dhe kushte për paraqitje të izoluar të breshrit, teksa temperatura ditore do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për stuhi afatshkurtër me reshje intensive shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe paraqitje të izoluar të breshrit.