Albi Qamili: Filiz Mustafa përfaqëson brezin e ri që duhet ta çojë Kosovën në nivel tjetër
Zv kryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka shprehur mbështetje për kandidatët e Lëvizja VETËVENDOSJE! në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke veçuar kandidatin Filiz Mustafa nga Komuna e Sharrit.
Përmes një postimi publik, Qamili theksoi se kandidatët më të mirë për deputet gjenden në listën e VETËVENDOSJES me numër 116, ndërsa për Filiz Mustafën u shpreh se ai përfaqëson “brezin e ri, të shkolluar e punëtor që duhet ta çojë në nivel tjetër Republikën”.
Ai bëri të ditur se Mustafa garon me numër 82 në listën zgjedhore të partisë, duke i uruar suksese dhe mandat të mbarë si deputet.
Postimi i Qamilit u mbyll me sloganet: “KREJT PËR SHTET” dhe “SHTET PËR KREJT”.