Hoxha: Po vazhdojmë projektet e nisura nga Izet Mexhiti në komunat shqiptare
Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, në emisionin “Debat në SHENJA” deklaroi se ministria po vazhdon realizimin e projekteve të nisura nga ish-ministri Izet Mexhiti, duke theksuar se një pjesë e madhe e tyre tashmë janë në fazë implementimi.
Hoxha u shpreh se është i kënaqur që projektet po realizohen në komunat shqiptare, duke vlerësuar se një qasje e tillë ka munguar në të kaluarën. Sipas tij, prioritetet kryesore gjatë mandatit të tij mbeten menaxhimi i mbeturinave, lufta kundër ndotjes dhe menaxhimi i ujërave.
“Shumë projekte që i ka filluar si ministër z. Mexhiti po vazhdojnë edhe tani. Më gëzon fakti që realizohen projekte në mjediset dhe komunat shqiptare, gjë që nuk ka qenë më herët. Që në fillim të mandatit kam theksuar se fokusi im do të jetë menaxhimi me mbeturinat, ndotja dhe menaxhimi me ujërat”, deklaroi Hoxha në “Debat në SHENJA”.