Mickoski dhe Plenkoviq nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim strategjik, fokus energjetika dhe ekonomia
Hristijan Mickoski dhe homologu i tij kroat Andrej Plenković kanë nënshkruar sot Marrëveshjen për bashkëpunim strategjik ndërmjet North Macedonia dhe Croatia, e cila vlerësohet si një fazë e re në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.
Sipas njoftimeve zyrtare, marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe institucional, si dhe thellimin e partneritetit në fusha me interes të përbashkët.
Në konferencën për shtyp pas nënshkrimit të marrëveshjeve, Mickoski dhe Plenkoviq theksuan se thellojnë marrëdhëniet tashmë të mira dhe miqësore midis dy vendeve dhe se Kroacia e cila është gjithashtu pjesë e NATO-s dhe shtet anëtar i BE-së, mbetet një nga partnerët tanë kryesorë në procesin e integrimit evropian.
“Jemi veçanërisht të kënaqur që po e ngremë bashkëpunimin tonë në nivel më të lartë duke nënshkruar Marrëveshjen për bashkëpunim strategjik midis dy qeverive. Kjo marrëveshje është më shumë se sa një akt diplomatik. Ajo përfaqëson një kornizë për një partneritet afatgjatë dhe një angazhim të qartë strategjik për të thelluar marrëdhëniet tona në fusha që janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e dy vendeve”, tha Mickoski.
Marrëveshja e nënshkruar sot do të mundësojë bashkëpunim edhe më intensiv në disa sektorë strategjikë, siç janë transporti, energjia, TIK, industri, prodhim, kujdes shëndetësor, arsim, siguri publike, mbrojtje civile, siguri kibernetike dhe menaxhim të kufijve.
“Është veçanërisht e rëndësishme që marrëveshja hap mundësi për lidhje më të thella midis institucioneve, kompanive, investitorëve, komunitetit akademik, sektorit civil dhe komuniteteve të ekspertëve të të dy vendeve”, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski, madje shkroi në Fejsbuk se në një atmosferë të këndshme dhe konstruktive, ai dhe Plenkoviqi diskutuan thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, stabilitetin rajonal, perspektivën evropiane dhe sfidat e përbashkëta.
Në takimet bilaterale me Qeverinë e Republikës së Kroacisë të udhëhequr nga kryeministri Andrej Plenkoviq, siç tha kryeministri Mickoski në frymën e miqësisë, respektit të ndërsjellë dhe partneritetit u diskutua për nxitjen e bashkëpunimit midis dy vendeve në disa fusha strategjike, siç janë ekonomia, energjia, infrastruktura, integrimi evropian dhe siguria rajonal
“Takimet paraqesin konfirmim të marrëdhënieve të forta dhe miqësore midis Maqedonisë dhe Kroacisë, si dhe të përkushtimit të përbashkët për një rajon të qëndrueshëm të sigurt dhe evropian”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.
Zyrtarët e të dy vendeve vlerësuan se këto marrëveshje do të kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe në zgjerimin e bashkëpunimit në sektorë strategjikë.
