VLEN: Me fat Kurban Bajramin gjithë besimtarëve myslimanë
VLEN ka përcjellë urime për të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Kurban Bajramit, duke shprehur dëshirat për paqe, shëndet, mirësi dhe begati në familjet e tyre.
Në urimin e tij, VLEN thekson se kjo festë kujton vlerat e sakrificës, bujarisë dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit. Po ashtu, theksohet rëndësia e afrimit, faljes dhe solidaritetit, duke nënvizuar se askush nuk duhet të mbetet vetëm dhe se fjala e mirë, vizitat dhe ndihma kanë kuptim të veçantë gjatë kësaj dite.
“Gëzuar Kurban Bajramin”, thuhet në përfundim të urimit.
