Kasami në Tiranë takohet me Sali Berishën: Biseduam për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar
Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Tiranë ka zhvilluar takim me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Kasami shkruan se me Berishën kanë biseduar për bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen evropiane të përbashkët në BE.
“Biseduam rreth nevojës për përmirësimin e bashkëpunimit ndërshqiptar, për çështjet aktuale politike dhe për të ardhmen tonë të përbashkët në BE.
E përgëzova për rizgjedhjen në krye të PD-së dhe i dëshirova sukses në sfidat e ardhshme politike.
Do ta vazhdojmë komunikimin me synimin e bashkëpunimit më të mirë politik mes faktorit shqiptar në rajon!”, ka shkruar Kasami.