LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
