Kryeministri paralajmëron uljen e çmimit të dizelit për 6,5 denarë
Qeveria paralajmëron uljen e çmimeve të derivateve. Një ditë para se të përfundoj afati për masat ekonomike që i vendosi Qeveria, kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që çmimet të stabilizohen dhe dizeli të jetë më i lirë për 6.5 denarë. Ai paralajmëroi seancë qeveritare online për nesër, dhe, siç tha vendi do të mbetet me çmimet më të ulëta të karburanteve deri tani.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Norma preferenciale e mëparshme për benzinën prej 10 përqind do të kthehet në 18 përqind, ndërsa sa i përket akcizave, do të mbetet ulja prej dy denarësh për litër për naftën dhe benzinën pa plumb 95 dhe 98 oktanë, sepse mesatarja në gjysmën e dytë të majit për naftën dhe benzinën pa plumb sillej midis 1.000 dhe 1.200 dollarë për fuçi”.
Ai shtoi se do të vazhdojnë të negociojnë me “Oktan” për zbritje shtesë.
Hristijan Mickoski, kryeministër
“Po negociojmë me ‘Okta’ për të parë se si do të jetë. Ndoshta mund të marrim një zbritje shtesë prej andej të paktën për gjysmën e parë të qershorit. Kur i marrim parasysh të gjitha këto masa, atëherë pres që çmimi i benzinës të mbetet i njëjtë ose të ketë një rritje të vogël prej gjysmë denari, dhe nafta të bëhet më e lirë për rreth 6 denarë e gjysmë, 6 deri në 6.5 denarë. Këto janë afërsisht numrat që tregojnë llogaritjet tona, dhe do të shohim se si do të bëhet llogaritja rregullatore”.
Sipas tij, periudha tremujore ishte dinamike, Presioni mbi stacionet tona të benzinës ishte shumë i madh. Kishte ditë kur ishte rreth 50 për qind më i lartë se zakonisht, duke marrë parasysh ditët normale, të rregullta.
Emine Ismaili Luzha /SHENJA/
