VLEN: Falënderim për angazhimin dhe kontributin e Arben Fetait
Me rastin e dorëheqjes së Arben Fetait nga posti i zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë, VLEN ka shprehur mirënjohje për angazhimin dhe kontributin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.
Në njoftimin për media, VLEN vlerëson se Fetai ka treguar korrektësi, seriozitet dhe profesionalizëm, si dhe përkushtim ndaj parimeve të qeverisjes së mirë, llogaridhënies dhe përgjegjësisë institucionale.
Po ashtu, koalicioni thekson se e respekton vendimin e tij për t’u larguar nga funksioni dhe e falënderon për bashkëpunimin e deritanishëm.
Në fund të njoftimit, VLEN i uron Fetait shëndet, suksese dhe mbarësi në angazhimet e ardhshme.
