Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Në Shkup kërkohet mbrojtja e natyrës së Shqipërisë
Maqedoni

Në Shkup kërkohet mbrojtja e natyrës së Shqipërisë

June 4, 2026

AA

Protesta për mbrojtje të Zvërnecit është mbajtur edhe në Shkup para ambasadës së Shqipërisë. Shtatë persona nga një grup joformal i  qyetetarëve duke përfshirë edhe një pjesëtar të  shoqatës  ekologjike “Eco Guerilla”, dërguan një mesazh, duke thënë se Shkupi është me Shqipërinë. Ramadan Ramadani tha se përtej porosisë ekologjike në këtë mënyrë ata dërgojnë edhe porosi politike.


Kur'ban Bajram banner

SINKRON:RAMADAN RAMADANI, PROTESTUES

“Kjo protestë e organizuar nga një grup jo formal i qytetarëve, e ka porosinë e vet, pikë së pari ekologjike për mbrojtjen e tokës, natyrës dhe shpezëve të Shqipërisë. Ne jemi pak njerëz këtu, por kur vjen puna për Shqipërinë, gjithmonë përçojmë një mesazh, i cili ëshë përtej një mesazhi ekologjikë, e ai është mesazh politik, se Shkupi është me Shqipërinë”.

Ndërkaq, Ngadhnjim Mehmeti nga “Eco Guerilla” tha se qendron fuqishëm përkrah protestuesve në Shqipëri, sepse siç tha, Shqipëria nuk ka tokë për t’i shitur askujt.

SINKRON:NGADHNJIM MEHMETI, PROTESTUES NGA ECO GUERILLA

“Sot jemi këtu para ambasadës shqiptare, për të dhënë përkrhajen tonë për protestën që janë duke u bërë për shitjen e tokave dhe dëmtimin e natyrës, që pretendojnë ti bëhet tokës shqiptare. Natyrishtë që ambienti, natyra, ekologjia nuk njohin kufijë, as politik, as gjeorgrafikë. Ne jemi në përkrahje të fortë të bashkëmendimtarëve tanë ambientalistë dhe të atyrëve që duan ta mbrojnë tokën shqiptare. Ne nuk kemi tokë për ti shitur askujt, kudo qoftë ajo”.

Shkupi është me Shqipërinë, tha Alaudin Mustafa, i cili tha se ata nuk janë kundër askujt, por vetëm se përkrahin protestuesit në Shqipëri.

SINKRON:ALAUDIN MUSTAFA, PROTESTUES 

“Nuk jemi këtu kundër askujt, vetëm jemi që si shqiptarë, qytetarë dhe shkupjan, ta shprehim mbështetjen tonë për protestat masive që po mbahen tani ane mbanë Shqipërisë për mbrotje të Shqipërisë, pra vetëm shkurtë që krejt le ta dinë, Shkupi është me Shqipërinë”.

Portestuesit mbanin pankarta në duar me mbi shkrimet sikurse, “Shqipëria në Be me gjithë Zvërnecin në te”, “As dhëndri, as nusja, për Shqipëri vendos djali e cuca”, “Sot mbrojmë Zvërnecin, natyrën dhe gjithë Shqipërinë”, e kështu me radhë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

Share Now

  • Facebook
  • Twitter


Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.