Për herë të parë, Maqedonia e Veriut zgjidhet në Këshillin Ekonomik dhe Social të OKB-së
AA
Për herë të parë që nga pavarësia, Maqedonia e Veriut është zgjedhur në një nga organet kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).
Maqedonia e Veriut u zgjodh me 174 vota pro, së bashku me Portugalia, Gjermania, Franca dhe 10 shtete të tjera.
ECOSOC është Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së. Si një nga gjashtë organet kryesore të OKB-së, ai shërben si platforma qendrore për debatimin e çështjeve ndërkombëtare ekonomike, sociale dhe mjedisore, si dhe për koordinimin e agjencive të specializuara, programeve dhe komisioneve të ndryshme të OKB-së.
Funksionet kryesore:
Integrimi i politikave: Vepron si organi kryesor për koordinim, shqyrtim dhe dialog politik mbi çështjet ekonomike, sociale dhe mjedisore.
Zhvillimi i qëndrueshëm: Është qendra kryesore për monitorimin dhe vlerësimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ).
Bashkëpunimi global: Jep rekomandime për shtetet anëtare dhe bashkon qeveritë, shoqërinë civile, sektorin privat dhe komunitetin akademik për të adresuar sfidat komplekse globale.
Shoferët që sot udhëtojnë drejt Greqisë përmes pikës kufitare “Bogorodicë” po përballen me pritje të gjata. Sipas të dhënave të
Sot do të mbajë mot kryesisht me diell, i shoqëruar me vranësira të lehta deri mesatare lokale. Gjatë ditës do
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski sot mbajti takim me përfaqësues të mjekëve amë dhe Drejtorisë për shëndëetësi elektronike “Termini Im”,