Lidhja Shqiptare – Tetovë: U konfirmua tradhëtia e Taravarit në zgjedhjet lokale
Këshilltarja e Arben Taravarit në Këshillin e Tetovës konfirmoi edhe zyrtarisht se grupi i tyre ka punuar kundër Ziadin Selës dhe kandidatëve tanë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2025.
Tradhëtia brenda koalicionit AKI u konfirmua edhe publikisht, ndërsa ishte e qartë edhe gjatë zgjedhjeve dhe nga vetë rrezultati zgjedhor.
Arlind Murtezani, këshilltar i Lidhjes Shqiptare në Tetovë tha se tani edhe BDI edhe gjithë opinioni e ka më të qartë përse nuk funksionoi ky koalicion dhe pse erdhi ai rrezultat.